Listat e Bashës/ Berisha distancohet: Listat e Kryetarit jo të miat..

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është distancuar nga listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.
Berisha thotë se listat janë hartuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij.

Një qytetar i ka shkruar i shqetësuar Berishës mbi listën e kandidatëve për deputetë. Pas publikimit të listës së PD, ka patur reagime të shumta për shkak të emrave që janë futur si kandidatë.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.