Mesfushori i Lazios refuzon Juventusin për klubin brazilian

Mesfushori Felipe Anderson ka refuzuar Juventusin dhe në fund të kontratës së tij me Lazion në qershor do të fluturojë drejt Brazilit për të veshur fanellën e Palmeiras.

Lajmi u bë i ditur edhe nga klubi brazilian përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Tuttosport” shkruan se negociatat mes drejtuesve të Juventusit dhe lojtarit u ndërprenë pasi braziliani kërkoi një pagë mujore prej 4 milionë euro.

Por tashmë Juve ka një plan B dhe ai mban emrin e Antoni Martial i cili dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid.

Ka pasur kontakte mes palëve , por është vetëm një pengesë për momentin, paga prej më shumë se 6 milionë euro neto në sezon. Pritet të shohim se çfarë do të ndodh në merkaton e verës.