Soros jep 60 milionë dollarë me një dorë për të mbështetur demokratët

Miliarderi majtist, George Soros, dhuroi 60 milionë dollarë me një dorë për një komitet politik që mbështet demokratët në SHBA.

Sipas Bloomberg, donacioni u bë në janar të këtij viti.

Dokumentet tregojnë se shuma e madhe u dha përmes një grupi të mbështetur nga Soros.

Ky i fundit është donatori më i madh i të majtës në SHBA.

Por ky nuk është çeku i vetëm më i madh që ka dhënë Soros për të majtët.

Në vitin 2022 ai dha plot 125 milionë dollarë me një dorë për një komitet politik të demokratëve.

Familja Soros, e cila shihet si shumë e afërt me presidentin Joe Biden, është zotuar se do japë miliona për të penguar rikthimin në pushtet të Donald Trump.