Sot përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League

Sot në mbrëmje dy skuadra do të kalojnë në gjysmëfinalen e Championsit.

Barcelona do të presë PSG-në, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kalimin në fazën tjetër.

Ndeshja e parë u mbyll me shifrat 3-2 për blaugranat teksa do të kërkojnë të përsërisin suksesin edhe sot.

Ndërsa Atletiko Madrid do të sfidojë Dortmundin në “Signal Iduna Park”.

Të besuarit e Diego Simeones fituan ndeshjen e parë në shtëpi 2-1, por verdhezinjtë do të bëjnë maksimumin për të kaluar ata në gjysmëfinale.