FOTO/ Dasma e menaxherit të Babastars mblodhi gjithë të njohurit, ja si ishin veshur çiftet

Menaxheri i Babastars Dekorim Sahiti është martuar mbrëmjen e djeshme. Në dasmën e organizuar në Prishtinë, kanë qenë të ftuar shumë nga këngëtarët e studios së njohur muzikore, kolegë të tjerë me partneret e tyre, prezantues dhe personazhe të njohur të muzikës dhe televizionit në Shqipëri e Kosovë.

Dekorim Sahiti është vëllai i stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, i cili së bashku me partneren përbënte një nga çiftet e njohura në dasmë, por nuk ishin të vetmit.

Getoar Selimi, këngëtari i njohur i Babastars, ishte i pranishëm me të fejuarën e tij, Marina Vjollca e veshur me një fustan të zi, e kombinuar me partnerin. 

Nora Istrefi kishte veshur një krijim të Valdrin Sahitit, një fustan të gjatë në ngjyrë të gjelbër, ndërsa partneri i saj, Roberti kishte zgjedhur një smoking klasik.

Në festë ishte i ftuar dhe Flori Mumajesi i cili këndoi këngën Të dua, si dhe prezantuesja nga Kosova, e përfolur për një marrëdhënie me të, Liberta Spahiu. Nga videoja e publikuar nga Liberta shohim edhe fustanin dhe aksesorët prej princeshe të protagonistes, nuses./Class