Watch the latest video at foxnews.com

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/April/15/auto_Screenshot_28-11-780x4391713198849.png", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa ‘fluturon në ajër’

Një kamerë e ziles së derës në Kaliforni ka filmuar pamjet e një veture e cila përplaset në një shtëpi.

Bëhet e ditur se përplasja ka ndodhur në Jurupa Valley të Kalifornisë.

Sipas pamjeve, një sedan i zi me shpejtësi të madhe ‘fluturoi’ mbi dy vetura tjera dhe përfundoi duke u përplasur në garazhin e një shtëpie.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Riverside ka njoftuar se incidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, shoferi ka dalë i sigurt nga automjeti dhe menjëherë është dërguar në spital për ‘lëndime të lehta’, ndërsa askush brenda shtëpisë nuk u lëndua.