FOTO/ Kapen 350 mijë paund që do të pastroheshin në Shqipëri

350 mijë paund që do të vinin në Shqipëri për tu pastruar, para të përfituara nga aktivitete të dyshuara kriminale në Angli, janë kapur nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe.

Siç bëhet e ditur në një postim në rrjetet sociale nga NCA në Instagrami, katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar që specializohet në kontrabandimin e parave kriminale jashtë vendit drejt Shqipërisë janë arrestuar në një hetim të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill gjatë një serie kontrollesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover. Përafërsisht 200,000 stërlina para në dorë iu sekuestruan automjetit të tij, i cili dyshohet se ishte rrugës për në Shqipëri.

Dy persona të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër, dhe rreth 150,000 £ në para të gatshme u sekuestruan në një automjet të dytë.