Meritoni bisedon me Françeskën: Ilnisën e adhuroj!

Orët e para të mëngjesit, Françeska dhe Meritoni kanë biseduar me njëri-tjetrin lidhur me partnerët e tyre.

Meritoni dhe Ilnisa, e cila momentalisht është e eliminuar prej garës, krijuan një romancë brenda shtëpisë.

 

E teksa bisedonte me Françeskën, Meritoni ka hapur zemrën dhe ka shprehur dashurinë që ka për Ilnisën, duke treguar se ajo është një femër që e adhuron dhe admiron pafund.