Shteti i lë në harresë fëmijët, emigrantët rikonstruktojnë shkollën në Sllovë të Dibrës

Shkolla Ajet Ndreu në Sllovë të Dibrës, prej vitesh ishte lënë në harresë nga zyra arsimore Dibër, çka kishte bërë që godina ku mësojnë rreth 180 nxënës të shkonte drejt degradimit.

Atë që nuk e bëri shteti vendosën ta marrin përsipër djemtë e këtij fshati që janë në mërgim të familjeve Ndreu dhe Beqiri , të cilët erdhën nga Italia  dhe nisën vullnetarisht  rikonstruksionin e godinës.

Rregullimi i tualeteve me kushte moderne, shtrimi me parket i disa klasave në kopësht, rregullimi dhe sistemimi i një klase për nxënës me aftësi ndryshe me kushte dhe standarde ndërkombëtare, montimi i disa kondicionerëve në klasat e kopështit(arsim parashkollor) janë disa nga punimet e kryera nga djemtë e kësaj zone.

Ata janë përpjekur që përmes këtij akti te sensibilizojnë edhe te tjerë banorë që të ndjekin të njëjtin shembull në ato zona të braktisura nga shteti.