Mungesa e ilaçeve të diabetit në treg/ Vokshi: Ky është një krim, institucionet shtetërore të marrin masa urgjente
Nga Albana Vokshi:
SKANDALI me mungesën e ilaceve në treg!!!
Edhe #desmopresina, ilac që përdoret nga të sëmurët me diabet mungon në treg prej shumë muajsh. Në farmaci mungon. Depot farmaceutike, me frikë e nën zë thonë që mbase vjen në fund të prillit…
Cfarë zgjidhje i mbetet pacientit??!!
- ose mbetet pa mjekim,
- ose përfundojnë në treg të zi
Cfarë ndodh kur pacientët nuk marrin ilacet e diabetit?? Diabeti mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit të njeriut. Prandaj, duhet të menaxhohet në mënyrë të rregullt e të përditshme. Mungesa e ilaceve rrezikon jetën e tyre!
Situata të tilla ushqejnë gjithnjë #kontrabandën!! E askush nuk ka mundësi të kontrollojë #cilësinë.. Por pacientët dhe familjarët e tyre, në emër të shpëtimit të jetës, bëjnë cdo përpjekje për të gjetur ilacet, me cdo kosto!!
Në fakt kjo shkon përtej #skandalit!!! Ky është #krim!!
Kjo situatë kërkon zgjidhje të menjëhershme!! Institucionet shtetërore të marrin masa urgjente për sigurimin e ilaceve!!!
#reago #mbroshëndetin #mbrojetën @albanakociu