Rike Roçi largohet nga shtëpia e “BBVA 3”

Rike Roçi largohet përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”.

Ajo ishte në televotim me gjithë banorët përveç Romeos, Eglës, Heidit dhe Limit.

Televotimi që u hap të shtunën përjashtoi nga përballja banorët e lartpërmendur prej përzgjedhjes së Romeos si lider i shtëpisë.

Largimi i Rikes i ka prekur shumë banorët, ndërkohë që për të nuk ka një biletë kthimi pasi ajo e ka përdorur më parë në eliminimin e mëparshëm, nga televotimi me Eglën.