", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/April/13/auto_muric1713027114.png", "width": 900, "height": 516 } }

VIDEO/ Gol qesharak në Angli, shihni gafën e pafalshme të Arijanet Muric

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i fali një gol Brightonit në minutën e 79-të.

Vendasit po fitonin 1-0 dhe ishin shumë afër sigurimit të tri pikëve të rëndësishme për mbijetesën, por Muric prishi gjithçka.

Duke mos kontrolluar si duhej një top të thjeshtë, që përfundoi pas shpinës së tij.

25-vjeçari shqiptar kreu disa pritje të bukura kundër ekipit të De Zerbit, por e prishi në fund takimin numër 50 me Burnleyn.