Xabi Alonso kujton Dortmundin: Tifozët meritojnë të festojnë, por asgjë nuk duhet të quhet e përfunduar

Bayer Leverkusen është duke u përgatitur për të festuar këtë fundjavë titullin e parë kampion të Bundesliga.

Duke folur për mediet në prag të takimit ndaj Werder Bremen që mund të vulosë gjithçka, trajneri i Leverkusen theksoi se skuadra e tij nuk duhet ta marrë të mirëqenë se do e fitojë atë sfidë, duhet të jetë totalisht e fokusuar.

“E pamë Dortmund-in sezonin e kaluar. Fokusi ynë tani është vetëm tek Werder Bremen. Jemi në një situatë të mirë dhe jemi plotësisht të fokusuar. Gjëja më e rëndësishme është që tifozët të festojnë. E meritojnë shumë, por ne kemi ende disa ndeshje për të luajtur në këtë fushë, na duhet ende fusha (buzëqesh)”-deklaroi Xabi.