Tifozi rreh me kamxhik futbollistin pas humbjes së ndeshjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Dubai. Aq e pazakontë por dhe aq e turpshme. Bëhet fjalë për ndeshjen finale të Kupës midis Al Ittihad dhe Al Hilal.

Skuadra ku luajnë yjet francezë si Karim Benzema, kanë humbur dhe kjo humbje i kushtoi më shtrenjtë futbollistit Abdelazik Hamdala pasi u godit me kamxhik nga një tifoz.

Sulmuesi fillimisht po e fyente futbollistin teksa ky i fundit po dilte prej fushës. Nga kurioziteti Hamdala u afrua drejt tifozit për të pyetur lidhur me arsyen pse po ofendonte por u godit disa herë.

Në mënyrë direkte ndërhynë rojet dhe tifozi u nxorr jashtë stadiumit ku më pas ishte arrestuar.