Dhunë në Shkodër? Reagon Ambasada e Kroacisë në Tiranë

Në prag të ndeshjes në “Loro Boriçi” të Shkodrës mes Kosovës dhe Kroacisë, autoritetet kanë marrë masa të forta teknike dhe administrative për të eliminuar çdo lloj konflikti publik mes grupeve të tifozëve.

Në kuadër të kësaj ka reaguar edhe Ambasada e Kroacisë në Tiranë e cila ka kërkuar nga autoritetet identifikimin e tifozëve problematik dhe parandalimin e çdo lloj incidenti që mund të cenoje rendin dhe sigurinë e tifozëve dhe skuadrës kroate.

Mediat kroate kanë raportuar se ka indikacione që tifozët kroatë të Hajdukut të Splitit, të njohur me emrin "Torcida", planifikojnë incidente për të ndërprerë ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë./ Syri.net