I vihet zjarri sërish vendgrumbullimit të plehrave në Kukës, cenohet shëndeti i mijëra banorëve

Sërish i është vën zjarri, vendgrumbullimit të mbetjeve në zonën e Mamëzit që shërben për grumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Kukës.

Akti dyshohet si zjarrvënie e qëllimshme. Veç forcave zjarrfikses dhe policisë bashkiake, pritet të mbërrijë një grup hetimor nga policia dhe prokuroria e Kukësit, thanë jashtë kamerave përsonat që ndodhen në vendgrumbullim.

Kjo e sotmja është hera e dytë që i vihet zjarri mbeturinave urbane në Kukës brenda një harku kohor prej 7 muajsh.