Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur rëndë

Një sherr me thika ka ndodhur në Elbasan ku një person është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Partizani", ku 38 vjeçari E.GJ. ka qëlluar me thikë R.P., duke e lënë të plagosur rëndë. Sipas policisë, konflikti mes tyre ka lindur për motive të dobëta.

Aktualisht, 39-vjeçari i plagosur është dërguar drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që prodhuan konfliktin mes dy shtetasve.