VIDEO/ Ky është goli më i bukur i sezonit në Angli

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, ka fituar çmimin e golit më të bukur në Premierligë për sezonin 2016/17.

Can la prapa mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan dhe sulmuesin e Arsenalit, Oliver Giroud.

Can e shënoi këtë gol të bukur në fitoren minimale ndaj Watfordit, duke ia siguruar tri pikë të rëndësishme Liverpoolit, që krejt në fund siguroi pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve me një pikë më shumë se Arsenali.