‘Dy herë pashë Ramën, tre herë e bëri shurrën’ - Iriqi bisedon me Trump

Iriqi: Një kongresmen juaji tha që e kishe takuar Ramën dhe kishe bërë plot biseda për reformën në drejtësi.

Trump: Jo vetëm kaq, por biseduam edhe në ç'orë fle Zaho, kur e bën lakrorin Niko Peleshi dhe sa shpifje bën në një orë Tualeti.

Iriqi: Pra qenka e vërtetë? Po pse nuk pati foto?

Trump: Foto pati, por i zhduka unë. Se ngeli gjatoshi duke vrapuar sa para sa prapa meje, m'u duk sikur më zuri makina. E pashë njëherë me inat e fiu në wc. Sa doli serish ia hodha sytë e fiu në wc. Nuk ia vara më pas se do na ngelej në banjo e s'do vinte as në mbledhje. Foto me pantallona të lagura donit?

Iriqi: Po për reformën...

Trumpi: Po reformat janë mbulesa të gënjeshtrave. Sa herë ne duam të gënjejmë themi do bëjmë reformë.

Iriqi: E dini që Rama është njeri i Sorosit.

Trump: Hahaha, ju pandehni se Soros është kaq hajvan sa të bëjë mik një zgërdallë që trembet nga hija e vet. Soros është i frikshëm se mban pranë të shkolluar dhe talente. Ata përpunojnë rrugët e realizimit te ideve soroniane. Ky shqiptari i gjatë di te sorrollatet me duar ne xhepa e të fishkëllejë. Si tip Borati, fyell dhe i papërgjegjshëm.

Iriqi: Ne kujdesin shëndetësor e kemi falas. Pse nuk e merrni si shembull për të hedhur poshtë Obamacare?

Trump: Ju duhet ta bëni urgjentisht me lekë. Se kështu as mjekësi e as shërbim nuk do keni.

Iriqi: Akoma në Maqedoni nuk po krijohet qeveria. Mos ndikoi Rama ne ketë ngërç?

Trump: Ai nuk ndikon dot Blushin, jo më maqedonasit.

Iriqi: Po në Kosovë e duan.

Trump: Kosova do ata që i themi ne. Ramën e ka zënë korrenti. Nuk ka gjasa të bëhet miku ynë.

Iriqi: Mos shkon me ruset.

Trump: Hahaha, i thashë Putinit merre këtë Shqipërinë. Më tha që pak krizë kam që të më duhen dhe këta delenxhinjtë. Se jeni të varfër,jeni grindavecë,jeni vend pa rini, jeni me politikanë injorantë e kanibalë. Qe u sulen të varfërve t'u marrin dhe brekët e të pasurve u falin vjedhjet.

Iriqi: Po Bashën do e ftosh në Amerikë?

Trump: Po më tha Berisha jam ok. Se atë besoj për çdo gjë.

Iriqi: Pse?

Trump: Se atë e duan të gjithë. Iliri e Monika nuk rreshtin lavdërimet. Edhe nje Milo i majtë po njësoj. Tre vjet u deshën për të kuptuar njerëzit se cili ishte Sali Berisha.

Iriqi: Në se vidhen zgjedhjet do i njihni?

Trump: Zgjedhjet do i vjedhë Rama. E dimë dhe i kemi thënë bli sa më shumë,harxhoi krejt paret e drogës dhe gjithë kutitë e votave të vjedhura numëroji si vota të PD-së. Se ndryshe...

Iriqi: Ndryshe?

Trump: E pret Guandanamo. Ka ca arabë atje mbi dy metro të gjatë. Të del djersa vu, sikur je në jazuki. E di ai, kam inat shqiptari unë...