Antoine Griezmann e thotë publikisht: Ja skuadra ku do luaj sezonin e ardhshëm

Antoine Griezmann i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen. Ylli francez ka qenë i ftuar në një televizion francez ku i ka dhënë fund spekulimeve. 

Sulmuesi i Atletico Madrid ka thënë se kalimi te Manchester United nuk është i vërtetë dhe se do të mbetet te Atletico. 

"Unë jam gjithmonë "Colchonero". Nuk kam asnjë plan tek kjo skuadër. Jam i lidhur fuqishëm me Atleticon dhe dua të fitoj trofe me këtë skuadër" ka thënë ylli francez.