Kapet sasi e madhe droge në një banesë në Tiranë

Një sasi prej rreth 500 kg kanabis është sekuestruar mbrëmjen e sotme në një banesë në kryeqytet.

Mësohet se droga, e ndarë në 15 thasë u gjet në një banesë private tek zona e njohur si ish-fusha e aviacionit.

Policia ka shoqëruar pronarët e banesës private.