FOTO/ Momente tmerri në Durrës, makina futet në lokal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një makinë ka përfunduar brenda një lokali.

Raportohet për disa të plagosur, mes të cilëve shoferi i automjetit “HYUNDAI-TERRACAN” dhe pasagjeri, por burime nga policia lokale thanë se nuk ka të plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, tek zona e njohur si pallati i arabit.

Dëshmitarë kanë thënë për mediat se klientët e lokalit kanë përjetuar momente tmerri.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/Syri.net/