Kryeministri italian: SHBA e pavendosur për çështjen e ndryshimeve klimatike

Kryeministri italian Paolo Gentiloni pranoi sot se çështja për luftën kundër ndryshimeve klimatike nuk kishte progresuar në ditët e para të samitit të G7-s, pasi SHBA-ja vazhdon të jetë në fazë reflektimi të brendshëm.

Administrata amerikane ka një reflektim të brendshëm për çështjen e ndryshimeve klimatike, ndërkohë që vendet e tjera e kanë pranuar.

“Ne, nga ana jonë, kemi rikonfirmuar angazhimin tonë të plotë për marrëveshjen e Parisit mbi klimën”, konfirmoi Gentiloni në një deklaratë të shkurtër për shtypin.