Opozita e bashkuar në zgjedhje. Ka marrëveshje mes Bashës, Mediut dhe me Dukën

Është përfundimtare.

Partia Republikane edhe pse është regjistruar në KQZ gjatë ditës së sotme do të jetë pjesë e listave të PD-së.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime të partive opozitare.

Siç mësohet në takimin e dytë që Basha ka bërë me kreun e PR-së, Fatmir Mediu, është  arritur edhe marrëveshja për të dalë nën një sigël, atë të PD.

Gjithashtu burimet nga selia blu kanë  bërë të ditur se pas negociatave të zgjatura, kryesisht biseda telefonike është arritur edhe marrëveshja me Partinë Agrare Ambientaliste.

Bëhet e ditur se Basha dhe Duka kanë arritur një marrëveshje mes tyre.

Ndërkaq nuk dihen ende detajet e marrëveshjeve dhe se si do të jenë të përfaqësuar në listat e PD-së, si PR-ja ashtu edhe PAA-ja.

SYRI.net