Ndërron jetë në Itali, deputeti Gjovalin Kadeli

Ka ndërruar jetë në një spital në Itali, deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli, 53 vjeç.

Ky i fundit kishte disa muaj që ishte dërguar atje.

Ai ishte dërguar në një nga spitalet më të specializuara të vendit fqinj pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Deputeti i LSI-së, vuante nga ‘Pankreasi Akut’, dhe pavarësisht mjekimeve nuk ka mundur dot të fitojë betejën me vdekjen.