Lady Diana mbante gjithmonë një çantë të vogël, arsyen e zbulon stilistja e saj

Ajo nuk është  e njohur vetëm për natyrën e saj humane por gjithashtu Lady Diana është cilësuar si princesha më me stil

Për ata që kanë qenë të vëmendshëm, me siguri u ka rënë në sy fakti që princesha mbante gjithmonë një çantë shumë të vogël me vete. Ndërsa arsyen e ka zbuluar stilistja e saj Anya Hindmarch.

Këtë aksesor Lady Di e përdorte për të mbrojtur dekoltenë sa herë që zbriste nga makina, në mënyrë që paparacët të mos ‘kapnin’, më shumë seç duhej  në bustin e saj. Ky detaj kuptohet më së miri edhe nëpërmjet fotove të shumta, në të cilat princesha e Ëells-it, sa herë zbriste nga makina kishte çantën e saj ‘shpëtimtare’ të mëbshteur në kraharor.