Tentoi të përdhunonte një grua, filmohet nga kamerat e sigurisë

Policia në Santa Ana në Kaliforni kanë lëshuar një pamje të kamerave të sigurisë e cila shfaq një burrë që sulmon dhe përpiqet të përdhunojë një grua e cila kishte dalë me miqtë e saj.

Kjo ka ndodhur të dielën e javës kaluar në mëngjes në një shkallë pranë ‘Rrugës së Tretë’ në qendër të qytetit Santa Ana.

Policia kishte marrë një telefonatë rreth orës 3 të mëngjesit nga një grua 26 vjecare duke thënë se një i huaj e kishte kapur atë kur po linte një bar për të shkuar në tualet.

Xhirimi tregon momentin kur një burrë tenton të kryej aktin dhe më pas e tërhiqet derisa zhduket nga këndi i filmimit.

Gruaja ka rezistuar dhe më pas burri është larguar.