Skandal me ligjin e ri, kush u lirua nga detyra para 2015 nuk mund të kthehet më në polici

Efektivët e policisë të liruar apo shkarkuar nga detyra për dy vjet,  nuk kthehen më në radhët e policisë. Sipas ligjit të ri të policisë, i cili ka hyrë në fuqi dje në 25 maj, penalizohen me shumë se 700 policë të liruar nga detyra në vitin 2013, kur në ministrinë e Brendshme u vendos si ministër Saimir Tahiri.

Pak ditë më parë, hyri në fuqi ligji i ri i Policisë, i cili saktëson se çdo efektiv i  policisë i liruar, shkarkuar apo pezulluar nga detyra liruar qoftë për shkak të shkurtimit të funksionit apo janë larguan për arsye personale për një periudhe 2-vjeçare, nuk mund të kthehen më në radhët e policisë.

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i policisë thotë se ky ligj është antikushtetues i cili penalizon me shume 700 punonjës policie që janë liruar nga detyra.

Sindikata e policisë thotë se depozitoj një padi lidhur me këtë ligj pasi bie ndesh me parimet europiane të të drejtave të njeriut.

Këta efektivë mund të rikthehen në detyre vetëm me vendim gjykate, por sindikata thotë se zbatimi i këtyre vendimeve mbetet problem. /ABCNews