Tjetër ngjarje e rëndë, një grua i jep fund jetës. Ja ku
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një grua i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë këtë herë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Manëz.
Në banesën e saj është vetëhelmuar me fotoksinë dhe ka vdekur në spital 39-vjeçarja me inicialet V. N., banues në Manëz.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.