FOTO/ Futbollistët e Tiranës luten në xhami para ndeshjes me Vllazninë

Tirana do të luajë nesër ndeshjen e jetës përballë Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’, pasi në të varet fati dhe historia e klubit kryeqytetas dhe atij shkodran.

Por futbollistët e Tiranës një ditë para sfidës me Vllazninë, kanë shkuar për të kërkuar ndihmën e ‘Zotit’, duke u falur në xhaminë e ‘Ethem Beut’ në qendër të Tiranës, shkruan Syri.net.

Pra siç duket dhe nga fotot një pjesë e madhe e futbollistëve janë duke u lutur që fati të jetë me ta ditën e shtunë dhe Tirana të vijojë të jetë pjesë e më të mira të Shqipërisë.