Manjani i turret Ramës: Plasi të takojë Trumpin, po i pa vetëm trapin!

Ish-ministri i Edi Ramës, Ylli Manjani, është shprehur më shumë sesa kritik ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke arritur deri në përbuzje, për sjelljen e tij ndaj Presidentit amerikan Donald Trump në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Manjani shkruan në Twitter këto fjalë: "Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm trapin! Dëshirë për t'u takuar me "turpin e njerëzimit"?! Nuk e dimë më se cili është turpi!"shprehet ish-ministri i Drejtësisë.