VIDEO/ Udhëheqësit e G7-ës mblidhen për bisedime 'të fuqishme' në Siçili

Mes masave të larta të sigurisë, u hap sot paradite në Taormina dita e parë e samitit të G7-ës, që përfshin SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Japoninë, Italinë, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe.

Ceremonia inaguruese u zhvilla në “Teatro Greco”, ku liderët u takuan për foton e parë familjare.

"BBC” raporton se takimi i sotën pritet të kalojë me një debat të ashpër mbi çështje si tregtia dhe ndryshimet klimatike.

Pjesë e vendeve të G7-ës janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA. BE-ja ka gjithashtu shumë përfaqësues.

Katër nga liderët e grupit , duke përfshirë edhe Presidentin Trump, Kryeministren britanik Theresa May dhe liderin francez , do të ulen për herë të parë rreth tryezës./SYRI.net/