FOTO/ Rita Ora pushime të nxehta në Kanë

Në Francë, Rita Ora nuk shijon vetëm festivalin e Kanës, por ajo po shfrytëzon ditët e qëndrimit të saj atje për të bërë edhe disa ditë plazh.

E veshur në bikini verdh e zi të firmës Louise Vuitton, Rita Ora u freskua në ujërat afër hotelit Cap-Eden-Roc në Antibes.

Pushimet e Ritës vijnë pas lajmit ku ajo tha se kishte kërkuar terapi pasi që shtëpia e saj ishte plaçkitur.

Këngëtarja kosovare e meriton një pushim të tillë, para se të fillojë të angazhohet në një emision për talent, Boy Band.