Sulmohet me armë autobusi me të krishterë, 23 të vdekur në Egjiptit

Të paktën 23 persona janë vrarë në një sulm brutal me armë në një autobus që po transportonte dhjetëra besimtarë të krishterë në Egjipt.

Disa sulmues të armatosur hapën zjarr në një autobus në qytetin Minya, 245 kilometra në jug të Kajros.

Autobusi me të krishterët po shkonte në manastirin Anba Samuel në dalje të qytetit.

Autoritetet mësohet se kanë mbërritur në skenën e sulmit./SYRI.net/