VIDEO/ Nëndetëse, dronë dhe helikopterë: Rusia mban stërvitje masive në Krime

Makinat e blinduara, helikopterët dhe dronët, janë vetëm disa prej pajisjeve që po marrin pjesë në stërvitjet masive kundër terrorizmit në Krime.

Ato janë urdhëruar nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB), raporton “RT”.

Trajnimet filluan të mërkurën, me stërvitjen e parë që fokusohej në testimin e aftësive taktike të punonjësve të FSB-së në det.

Stërvitjet përfshinin një nëndëdetëse, zhytës profesionistë dhe qindra ushtarë.

Ata po improvizonin një situatë pengmarrjeje në det dhe shumë operativë erdhën nga ajri me helikopter

Të gjitha 'pengjet' u shpëtuan dhe 'terroristët' u eliminuan ose u arrestuan, deklaroi komandanti i njësisë. /SYRI.net/