Tjetër takim për dinarin, BE kërkon zgjidhje nga kryenegociatorët, kritikohet Lajçak

Bashkimi Europian organizon një tjetër takim për dinarin serb, ndërsa kërkon të vulosë një zgjidhje.

Ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak do të ulë në tryezë kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, siç njoftoi pak ditë më parë, “për të afruar qëndrimet e palëve”.

Megjithatë, as qeveria në Prishtinë dhe as ajo në Beograd nuk kanë sinjalizuar se janë gati për të bërë lëshime lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Ndërkohë, deputeti i Parlamentit Europian, Reinhard Butikofer, ka lëshuar kritika të forta në drejtim të ndërmjetësuesit të BE-së, që do të lërë dialogun Kosovë-Serbi për një post tjetër.

“Lajçak ka qenë një fatkeqësi në punën e tij”, thekson politikani gjerman duke shtuar se “shpreson që sllovaku të mos turbullojë dhe marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së.