Tym i zi nga fabrika, fshatarët e Marikajt ngrihen në protestë

Në fshatin Marikaj të Vorës, pranë autostradës Tiranë-Durrës një fabrikë nxjerr tym të zi ditë e natë. Banorët thonë se fabrika e përpunimit të bakrit dhe aluminit u ka shkaktuar probleme shëndetësore ndaj do të tubohen duke bllokuar autostradë Tiranë-Durrës. Në njoftim thuhet se protesta zhvillohet të hënën e javës që vjen në orën 09:00.

Banorët thonë se kanë njoftua policinë, bashkinë dhe institucione të tjera por asnjë masë nuk është marrë ndaj kanë vendosur të bllokojnë rrugën në shenjë proteste. /Opinion.al