Droga e Xibrakës/ Kuvendi 'mbushet' me targën e makinës së Olsi Ramës

Deputetët e opozitës e kanë nisur senancën parlamentare duke vendosur në tavolinat e tyre targën e makinës së trafikantëve të kokainës në Xibrakë, ku sipas denoncimeve nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi është i përfshirë dhe vëllai i kryeministrit, Rama, Olsi Rama.

Më herët nga Bardhi është kërkuar që të thirret në interpelancë kryeministri Edi Rama, kërkesë që, edhe pse kushtetuese, nuk është pranuar nga mazhoranca socialiste.

Kujtojmë se denoncimi i bërë nga PD është shoqëruar me fakte nga sistemi TIMS për hyrjet dhe daljet e makinës së përdorur nga Olsi Rama.