Urdhri: Spitalet anembanë Anglisë të përgatiten për një tjetër sulm terrorist

Shërbimi Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një alarm urgjent që çdo spital në Angli të përgatitet për sulme të tjera terroriste, raportojnë mediat britanike.

Alarmi është lëshuar edhe në qendrat e traumave në 27 qytete angleze.

Kërcënimi  terrorit në Britaninë e Madhe është ngritur në nivelin maksimal "kritik" pas sulmit terrorist në Manchester, mbrëmjen e të hënës.

 Drejtori i Shërbimi Shëndetësor ,Chris Moran, ka lëshuar paralajmërimin duke i bërë thirrje stafit të klinikave të jenë gati për një sulm të mundshëm, të ri, në ditët e ardhshme.

Pasi vlerësoi "reagimin e jashtëzakonshëm" të mjekëve në Mançester për viktimat e bombardimeve të fundit, zyrtari tha se kjo ishte e mundur, jo vetëm për shkak të aftësive të shkëlqyera të mjekëve, por edhe për shkak të "përgatitjes” për situata të tilla në të gjithë spitalet e Britanisë./SYRI.net/