‘Mediat e tepsisë’/ Shpërthen hakmarrja në Tiranë, për dorën që Trump nuk ja dha Ramës

Partia Socialiste dhe qeveria, disa muaj përpara samitit të NATO në Bruksel ku për herë do të merrte pjesë edhe presidenti i ri i SHBA, nisi një fushatë të fuqishme lobimi në Washington, vetëm për të realizuar një shtrëngim duarsh mes Ramës dhe Trump. U hodhën qindra mijë dollarë për një sukses sado të vogël ditën e djeshme i cili do të shuante kompleksin dhe paranojën e Edi Ramës në lidhje me Trump, pas deklaratave skandaloze që lëshoi ndaj tij gjatë fushatës presidenciale edhe në gjigantin mediatik amerikan CNN.

Por pavarësisht përpëlitjeve qesharake të Ramës në hollet e selisë së re të NATO, për t`ju afruar sado pak që të kishte mundësinë për të prekur dorën ose supin e presidentit të SHBA-së, “skema” dështoi. Dështoi edhe pse ky ishte një Samit teje informal, pikërisht i organizuar më së shumti për prezantimin e presidentit të ri të SHBA, me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO. Megjithatë paratë ishin paguar dhe duheshin justifikuar. Kështu u fut në lojë për opinioni publik shqiptarë një ish-kongresmen republikan, që tani punon për kompanitë e lotimit që ka pajtuar së fundmi qeveria Rama.

Bëhet fjalë për një lajm të shpërndarë nga Matt Gaetzz, i rizgjedhur kongresmen në SHBA dhe që morri pjesë në grupin që vizitoi vendet e Ballkanit këtë muaj, përfshi edhe Tiranën. Natën e qëndrimit në kryeqytetin shqiptarë ai u shkëput nga grupi i kongresmenëve të tjerë dhe u shëtit nëpër lokalet e natës nga Endri Fuga, me të cilin duket se e lidh edhe kompania e lobimit që ka pajtuar Rama në Washington.

Ai e përshëndeti dje “takimin Rama-Trump” dhe menjëherë pas kësaj “tepsia mediatike” e dirigjuar në Tiranë nga Endri Fuga shpërndau plot bujë, lajmin e shumëpritur. Në fakt ishte një “Fake news”.

Pas dekonspirimit të dështimit tw këtij “takimi historik” që nuk u krye kurrë, “mediat e tepsisë” së Ramës, sot kanë nisur një fushatë të parecedentë kundër presidentit të SHBA-së. Në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij, që në pikë të mëngjesit kanë shpërthyer lajme për arrogancën e shfaqur nga ana e Trump gjatë takimit të djeshëm në selinë e NATO-, për dhëndrin e tij që po hetohet nga FBI-ja etj etj.

Kjo hakmarrje provincial në këtë cep të Ballkanit, për një dorë që nuk u shtrëngua është edhe më qesharake se vrapi i Ramës në hollet e selisë së NATO-s, për të prekur Trump apo qoftë edhe të kishte fatin të hante ndonjë të shtyrë, siç i ndodhi kryeministrit të Malit të Zi. Të paktën do të përbënte lajm. Por fatkeqësisht, për Shqipërinë në radhë të parë, kryeministri Rama u injorua keq. Madje, edhe nga kancelarja Merkel dhe udhëheqës më modestë të vendeve anëtarë të NATO…

SYRI.net