Shifrat/ Emigrantët kanë sjellë 7 miliardë euro për 10 vjet në Shqipëri

Në 10 vitet e fundit në Shqipëri kanë hyrë 7 miliardë euro, para të cilat kanë ardhur nga emigracioni. Ky ka qenë raporti i bërë publik nga banka e Shqipërisë.

Sipas Agjencisë italiane të lajmeve ‘Nova’ të ardhurat e emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri në 10 vitet e fundit janë të barabarta sa dyfishi i buxhetit vjetor i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë media italiane shkruan se të ardhurat nga emigracioni kanë qenë burimi kryesor i të ardhurave për ekonominë shqiptare për shumë vjet, duke ndikuar edhe në përballimin e krizës globale.

Ndërkohë vetëm gjatë vitit 2016 të ardhurat nga emigracioni që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë 612 milionë euro.