Lamtumirë Milan, Niang pranë klubit të ri

M'Baye Niang refuzoi të qëndrojë në Watford, por Everton është i gatshëm të paguajë deri në 18 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit.

Sipas raporteve të fundit nga Italia, Niang është shumë pranë nënshkrimit me Evertonin në Premier League, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Kujtojmë që 22-vjeçari në janar u huazua te Watford, por me largimin e Walter Mazzarrit ai dëshiron të largohet.

Niang me Watford zhvilloi 169 ndeshje në Prremier League ku shënoi dy gola dhe dy asiste. 

/ SYRI.net /