Historike: Koreja e Jugut vendos kontakte civile me Korenë e Veriut

 Koreja e Jugut autorizoi sot një OJQ të vendosë kontakte me Veriun për të diskutuar për rivendosjen e projekteve dhe të ndihmës humanitare, shenja e parë e vullnetit për dialog nga presidenti i ri i qendrës së majtë, Moon Jae-In.

Moon kërkon të ketë një formë dialogu me Korenë e Veriut për ta ulur në tavolinën e negociatave, ndryshe nga ashpërsia e vendosur nga qeveria konservatore e presidentes së shkarkuar, Park Geun-Hye.

Por nga ana tjetër koreanojugorët që kanë kontakte të paautorizuara apo që shkojnë në Kore të Veriut dënohen me burgim