VIDEO/ Arratisje spektakolare: Gati 100 të burgosur ikin nëpërmjet një tuneli nëntokësor

Pothuajse njëqind të burgosur kanë arritur të arratisen nga një burg në shtetin brazilian të Rio Grande do Norte duke gërmuar një tunel nën muret e jashtme të kompleksit.

Vetëm një pjesë e vogël prej tyre janë kapur nga policia, raporton “RT”

Të enjten, prej 91 të burgosur u arratisën nga burgu i Parnamirimit nëpërmjet një tuneli nëntokësor prej 30 metrash, njoftoi sekretari i Drejtësisë.

Për të tërhequr vëmendjen, të burgosurit organizuan një sherr brenda burgut për të hutuar  rojet.

Të arratisurit hoqën uniformat e bardha të burgut në afërsi të daljes së tunelit jashtë kompleksit dhe arritën të largoheshin me ndihmën e të paktën dy veturave dhe një motoçiklete.

Autoritetet kanë arritur të kapin deri më tani vetëm nëntë të arratisur./SYRI.net/