Aksidentohet Valentino Rossi, përfundon në spital

Piloti i Moto GP, Valentino Rossi ka pësuar një aksident me motor teksa ishte duke u stërvitur në garat e motor-cross në pistën e shtëpisë së tij.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti nuk është i rëndë dhe pasojat e rrëzimit nuk kanë qenë të mëdha, por Rossi pavarësisht kësaj ka përfunduar në spital me disa plagë të marra në trup, shkruan "BBC Sport", transmeton SYRI.net.

Kampioni i botës ka kaluar natën në spital nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

Italiani sot pritet që t'i nënshtrohet rezonancës magnetike dhe disa kontrolleve tjera.