Sulmi në Mançester, arrestohet edhe një person me pasaportë shqiptare

Arrestime që tërheqin vëmendjen janë bërë në Britaninë e Madhe në lidhje me sulmin vdekjeprurës në Mançester. Media britanike shkruan se ndërmjet tetë personave që janë ndaluar lidhur me sulmin është edhe një shtetas i Evropës Lindore, me shumë mundësi mbajtës i një pasaporte shqiptare, që u arrestua mbrëmë në Wigan.

Natën e kaluar, një njesi e posaçme e ushtrisë për bombat u njoftua se në një shtëpi në Wigan ku policia kishte ushtruar kontrollo, ishin gjetur objekte mjaft të dyshimta.

Një numër i madh shtëpish u evakuan kur një robot për çmontimin e bombave u dërgua për të verifikuar objektet. Kordoni u hoq më vonë dhe banorët u lejuan të hynin nëpër shtëpitë e tyre.

Shefi i GMP Constable lan Hopkins tha: “Arrestimet që ne kemi bërë janë të rëndësishme dhe kërkimet fillestare kanë nxjerrë në dritë objekte që ne mendojmë se janëshumë të rëndësishme për hetimin./Syri.net