FOTO/ Trump në samit, Melania takon të gjitha ‘Zonjat e Para’ të Evropës

Zonja e Parë e Amerikës ka zhvilluar një vizitë tejet të ndeshur në Belgjikë, ku u takua me Mbretëreshën dhe bashkëshortin e saj në Kështjellën Mbretërore të enjten

Më vonë Melania dhe Presidenti Trump takuan pothuajse të gjithë liderët evropianë në samitin e NATO-s në Bruksel.

Melania takoi për herë të parë Brigitte, bashkëshorten  Presidentit francez, Emanuel Macron,  gjatë vizitës së Muzeut ‘Magritte’ në Bruksel.

Dy zonjat e para ishin të shoqëruara nga partnerja e kryeministrit belg, Charles Michel, Amelie dhe bashkëshortja e shefit të NATO-s Jens Stoltenberg, Ingridi.

Ndërsa vizitonin muzeun dhe kështjellën, Presidenti Trump dhe liderët evropianë po diskutonin në samitin e NATO-s. /SYRI.net/