VIDEO/ Më në fund, Rita Ora publikon këngën e re

Dy vitet pas këngës së saj të fundit “Poison”, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re “Your Song”.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” këngën e re gjatë ditëve të fundit e ka promovuar nëpër rrjete sociale, sidomos në Snapchat, aplikacion i cili krijoi një filtër për këngën e saj më të re.