Pas futjes së LSI në zgjedhje, PS ndryshon kandidatin për bashkinë e Kavajës

Pas futjes së lëvizjes socialiste në garën për kreun e Bashkisë së Kavajës, partia Socialiste ka ndryshuar kandidat.

Burime brenda PS-së konfirmojnë se kandidat për Bashkinë e Kavajës do të jetë Dorian Murati dhe jo Klodian Shehi.

Murati më herët ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t në Kavajë.