FOTO/ Youtube bllokon këngën e Ledri Vulës. Reperi ka një sqarim

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i klipit të ri “U harrum” të Ledri Vulës dhe kënga ka marrë mbi 2 milionë klikime në Youtube. Ajo rezultoi si hit i momentit duke u dëgjuar pa fund në diskoteka e makina, por sot duket se reperi është hasur me disa probleme.

Youtube ka bllokuar klipin e tij! Menjëherë pas kësaj, Blitz.al ka kontaktuar me vetë reperin dhe me menaxherin e tij Faton Shoshi, të cilët kanë sqaruar se ka ndodhur një problem teknik me Youtube-n dhe shumë shpejt kënga do të zhbllokohet sërish.